Gjendet një furgon i braktisur dyshime se është përdorur në ngjarje kriminale
Një furgon pa targa është gjetur i braktisur pranë fshatit Qeparo në Vlorë, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur në ndonjë aktivitet kriminal. Burimet nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se pranë furgonit tip “Fiat” janë gjetur gjithashtu edhe 4 bidonë bosh të cilët dyshohet se kanë qenë të mbushura me benzinë. Grupi hetimor është duke punuar për të gjetur personat përgjegjës që kanë lënë fugonin të braktisur.