Policia e Prishtinës ka gjetur një kafkë e cila dyshohet të jetë njeriu, jo kafshe.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ku një person ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë e cila dyshohet se është e njeriut.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes. Kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS
Artikulli tjetërPËRGJAKJA E RRUGËVE,35 VIKTIMA VETËM NË PERIUDHËN SHTATOR-TETOR