Gjendet një person i pajetë në bregun e lumit Erzen

Një person 59-vjeç është gjetur i vdekur në bregun e lumit Erzen ditën e djeshme. I moshuari me inicialet B. I. sipas policisë rreth orës 15:00, poshtë Urës së Beshirit është gjetur pa jetë. Trupi është dërguar në morg, ndërsa pritet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e vdekjes. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes nëse janë natyrale apo është vrarë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Artikulli paraprakKURSE SHPËTIMI NË BREGDET, RREGULLAT MBI SIGURINË NË PLAZH
Artikulli tjetërI MERREJ FRYMA, HUMB JETËN NJË TJETËR I DËNUAR NË BURGUN E ZAHARISË