Një trup i skeletizuar është gjetur gjatë ditës së djeshme në Kodër Selitë, në Tiranë. Sipas policisë kanë qenë banorët e zonës, që rreth orës 11:00 të ditës së djeshme kanë njoftuar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se trupi është i seksit mashkull dhe të ketë rreth një vit që ka vdekur. Gjithashtu i mungojnë edhe disa gjymtyrë. Nga veprimet procedurale nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës. Trupi i gjendur u dërgua për ekzemanim në mjekësinë ligjore.