Malajzia ka konfirmuar të enjten se një pjesë avioni e gjetur në Qershor të këtij viti pranë brigjeve të Tanzanisë, i përket pikërisht avionit të zhdukur në 2014, Malaysia Airline MH370.
Gjatë kërkimeve dy vjeçare janë gjendur shumë pak gjurmë të avionit të zhdukur, Boeing 777, i cili u zhduk papritur me 239 pasagjerë në bord, në një fluturim nga kryeqyteti Kuala Lumpur drejt Pekinit. Ndërkohë që pjesa e avionit do të ekzaminohet për verifikime të mëtejshme, hetuesit kanë konfirmuar se pjesë të tjera janë gjetur më herët në oqeanin indian.