Një i ri u gjet i pajetë ditën e sotme pranë Parkut të Autobuzëve në Tiranë. Trupi i pajetë është gjetur brenda një ndërtese që ka shërbyer dikur si kabine elektrike, rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës”, Tiranë.
Sipas policisë, personi që u gjet pa shenja jete është R. Z, 39 vjeç. Trupi i tij është gjetur i dekompozuar, çka supozohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë.
‘Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.’