Gjendet nje trup i pajetë në Dajt dyshohet se ka 6 muaj i vdekur

Një tjetër trup i pajetë është gjetur në Malin e Dajtit mesditën e kësaj të marte. Ka qenë një bari i zonës i cili ka pikasur trupin e dekompozuar në një zonë të pyllëzuar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor ku ka konstatuar një skelet të dekompozuar. Mësohet gjithashtu se në trupin e viktimës ka shenja djegie. Policia po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Njoftimi i Policisë Më datë 15.05.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga një shtetas (bari), se në fshatin Kodër Shupal, ka gjetur një kufomë të dekompozuar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbritur grupi hetimor ku ka konstatuar një skelet të dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Artikulli paraprakTONIGHT – 16.05.2017
Artikulli tjetërKAPET FURGONI ME 207 KG DROGË SHQIPTARE, ARRESTOHET SHOFERI