Gjendet parcela me drogë ,një i arrestuar. Nën hetim kryeplaku

130 bimë narkotike kanabisi dhe 770 fidanë në 9 kubikë kanë gjetur në fshatin Verion në Krujë gjatë një aksioni të policisë ditën e djeshme. Një person është arrestuar dhe kryeplaku i fshatit është në hetim. Burime nga policia bëjnë me dije se, në pranga është vënë Shefqet Disha, 55 vjeç, banues në fshatin Verion, Nikël dhe ka nisur hetimi në gjendje të lirë për kryeplakun Haxhi Doku, 70 vjeç, banues në Verion. Lënda narkotike u gjet në territorin e Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Nikël, në vendin e quajtur “Lapare” në Verion. Në një sipërfaqe tokë e pyllëzuar, u gjetën të mbjella 130 bimë narkotike dhe 770 fidanë në 9 kubikë të llojit kanabis.

Artikulli paraprakSITUATA NË MAQEDONI, META BËN APEL PËR DISTANCIM NGA DHUNA
Artikulli tjetërRRËFIM – ILMI KURTI