Një ngjarje ka alarmuar Tiranën në orët e fundit, ku fillimisht u raportua se dyshohej për një rrëmbim, por më pas ka rezultuar e kundërta.
Burime nga policia bëjnë me dije se vajza është gjendur dhe nuk kishim të bënim me një rrëmbim, por ishte larguar me një grup shoqëror.
Vajza është gjendur në lokal tek Pazari i ri.
Drejtori i Policisë së Tiranë, Rebani Jaupi ka bërë të ditur se nuk bëhej fjalë për një rrëmbim, por 13-vjeçarja kishte shkuar për të pirë pije freskuese me një grup shokësh dhe shoqesh.
“Është shumë mirë, nuk ka pasur rrëmbim, është një grup shoqesh dhe shokësh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese”, tha Jaupi.