Pas 4 ditësh kërkime, më në fund është gjetur trupi I pajetë i 14 vjeçarit, I cili u mbyt në ujerat e lumit bune pasditen e 31 Korrikut. Trupi I adoleshentit eshte gjetur mengjesin e se martes, ne ujrat e lumit bune ne fshatin Darragjat te Komunes se Dajcit.
TRUPI I ADOLESHENTIT ËSHTË GJETUR NË FSHATIN DARRAGJAT NË DAJÇ. Kane qene banore te zones ato te cilet kane pare trupin e 14 vjeçarit ne siperfaqen e ujit, dhe kane njoftuar menjëherë forcat e policise se Shkodres te cilet pasi mberriten ne vendin e ngjarjes dhe kane transportuar trupin e pajete te 14 vjecarit drejt morgut te spitalit te Shkodres. Gjetja e trupit te pajete te adoleshntit vjen vetem 24 ore, pasi policia nderpreu kerkimet ne lumin bune, nderkohe qe kerkimi vijoi nga familjaret e viktimes. Adoleshenti 14 vjecar, humbi jeten pasditen e 31 Korrikut, pasi kishte shkuar per tu lare se bashku me bashkemoshataret e tij, ku keta te fundit kane njkoftuar me pas forcat e policise per mbytjen e 14 vjecarit.