E mori lumi 3 ditë më parë gjendet trupi i pajetë i 44-vjeçarit
U mbyt 3 ditë më parë pasi e mori rrjedha e lumit Mat, trupi gjendet sot 40 kilometër larg vendit të ngjarjes. Xhevahir Ndoji, 44 vjeç ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë në fshatin Plan i Bardhë, Rrëshen kur u rrëmbye nga rrjedha e lumit të tejfryrë nga reshjet e shiut. Banorë të zonës thanë se makina u rrotullua disa herë në lumë, por nuk panë asnjë të dilte prej aty. Trupi i pajetë u gjet vetëm ditën e sotme, rreth 40 kilometra nga vendi që e rrëmbeu rrjedha e lumit të dalë nga shtrati. Trupi i pajetë i Ndojit u gjet rastësisht nga një banor i zonës. Xhevahir Ndjoi u konsiderua viktima e parë e motit të keq që përfshiu ditën e martë vendin. 44-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në Mat si pasojë e përmbytjeve, do të fejonte njërën nga 4 vajzat, por ai humbi jetën 48 orë para gëzimit familjar.