Një 50 vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë paradites së sotme, pasi ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial.
Kanë qënë blutë e Tiranës, ku pas një telefonate, kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial. “Më datë 04.1.2016, rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial. Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial”. Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasin E.R., 50 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Per kete rast janë njoftuar polumbarët për nxjerrjen e trupit.