Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në Portin Detar Durrës, midis zonës së trageteve dhe peshkimit.
Sipas burimeve të policisë, viktima është 54-vjeçari Pjetër Frroku, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës. Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes