Trupi i pajetë i një personi është gjendur në Vlorë. Trupi i H.GJ 70 vjeç është gjetur në Tragjas rreth ores 10 të ditës së sotme.
Kanë qenë kalimtarë që kanë hasur në grykëderdhjen e lumit Izvor trupin e H. Xh, nga Orikumi.
Mësohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mbytjes së shtetasit.