Gjendja e emergjencave te ngrices gjate dates 09.01.2017 ne Bashkine Shkoder

 

Ne NJA Guri i Zi ne segmentin rrugor nga godina admnistrative deri ne Lagjen Correj (rreth 200 ml) ka prezence te larte te ujit dhe akullit duke bere rrugen te kalueshme me veshtiresi per mjetet si dhe pengim i kalimit normal te kembesoreve. Keshillohet qe te mbulohet me skorie kjo pjese per shmangien e aksidenteve te mundeshme. Ne NJA Pult lajmerohet e njejta gjendje, temperatura te ulta, pa energji elektrike. Nderkohe eshte lajmeruar se blegtori Zef Peposhi ndodhet ne nje stan malor ne Kam-Dash me rreth 200 krere bageti te imta. Eshte lajmeruar gjithashtu se mund te lind nevoja e furnizimit te bagetive me baze ushqimore te nevojshme. NJA Shale. Segmenti rrugor i liruar deri me tani eshte i ngrire dhe ka nevoje per skorie dhe kripe. Eshte vazhduar puna per lirimin e rruges ne drejtim te Bregut Lumit nga Mali i Shoshit. Njekohesisht eshte hedhur edhe kripe ne disa segmente te kesaj rruge. Mjeti fadrome ka kaluar Qafen e Malit te Shoshit dhe mendohet te kete kaluar segmentin me te veshtire. Sipas specialisteve mendohet se duhet edhe 2-3 dite pune per lirimin e rruges deri ne Theth nga Mali i Shoshit. Furnizimi me energji elektrike duket i stabilizuar. NJA Shosh. Nuk lajmerohet per probleme perpos nevojes per lirimin e rrugeve te NJA. Sot ka nisur edhe idendifikimi i popullates se bllokuar ne tre NJA malore te Dukagjinit si dhe i fermerve apo edhe tufave te blegtorise se imet qe mund te kene nevoje. Paraprakisht kemi vleresuar te jene 420 familje brenda zones se bllokuar. Deri ne kete moment eshte nderhyre ne 12 km segment rrugor nga fshati Kir i NJA Pult deri ne Qafe Mali i Shoshit ku 3 km segment ka qene me trashesi reth 40-60 cm bore. Ne punime per lirimin e ketij segmenti jane perfshire dy mjete fadroma, nje kamion dhe nje numer pnonjesish prej 12 personash te subjektit te kontraktuar per lirimin e rruges. Nderkohe nga ana e Bashkise jane aktivizuar drejtues te emergjencave civile, Admnistratoret e tre NJA dhe disa punonjes se bashku me nje grup specialistesh per ndjekjen e punimeve ne terren (rreth 15 persona). Nuk kemi informacione lidhur me mungesen e ujit te pishem per shkak te ngrices nga keto njesi per shkak se furnizimi ne kete tre njesi behet nga burimet natyrore. Ndersa ne zonen urbane nuk kemi bllokim te sistemeve te ujesjellesve apo te rrjetit te tubacioneve. Gjate kesaj periudhe nuk jane furnizuar me pako ushqimore popullata e tre NJA Malore. Sot i eshte bere nje kerkese edhe keshillit te Qarkut Shkoder per te vene ne dispozicion fondin rezerve per sigurimin e karburantit te nevojshem per nderhyrjet e kerkuara. Gjate dates 10.01.2017 parashikojme te shtohen edhe dy mjete te tjera ne terren njerin te siguruar nga Bashkia dhe tjetrin te siguruar nga DPEC te cilat do te punojne nje NJA Pult dhe Shosh. Bashkia e Shkodrës në kuadrin e përkeqësimit të motit, si pasojë e uljes së temperaturave, ka përgatitur dhe ka vënë në funksion ambiente të përshtatshme për pritjen dhe akomodimin e individëve në nevojë dhe në situatë rruge. Deri tani, janë ofruar shërbime emergjente; strehim, ushqim dhe veshmbathje për 4 persona, A.P 58 vjeç, S.B 50 vjeç banorë të Bashkisë së Shkodrës, Q.N 55 vjeç banor i Bashkisë Vau i Dejës dhe A.H 43 vjeç e seksit femër, banore e Bashkisë së Malësisë së Madhe. Shërbime të tilla do të ofrohen në ditët në vazhdim në bashkëpunim me institucionet rajonale dhe organizatat e shoqërisë civile.

Artikulli paraprakPASI MASAKRON TË DASHURËN, SHQIPTARI NUK NDALET,SULMON MJEKE E POLICE
Artikulli tjetërTANKET AMERIKANE NË KUFIRIN RUS, GAZETA GJERMANE: PRAG LUFTE