Euphony, një koncept i ri i ndenjëseve në aeroplan është prezantuar në Hamburg të Gjermanisë së fundmi duke provuar se kjo mund të jetë e gjenerata e ardhshme e fluturimit.
Ideuar nga dizajneri francez i brendshëm i avionëve Safran Seat dhe prodhuar në bashkëpunim me kompaninë e teknologjisë audio Devialet, Euphony heq nevojën për një kufje personale.
Në vend të kësaj, altoparlantët janë instaluar në mbështetësen e kokës të çdo ndenjëseje, me nivele të tingullit të përsosura në mënyrë që pasagjerët të mund të shijojnë zgjedhjen e tyre muzikore gjatë fluturimit pa u dëgjuar apo shqetësuar personat që kanë afër në avion.
Menjëherë me aktivizimin e muzikës në ekran do të shfaqet video e saj ndërsa në kufjet e instaluara në ndenjëse do të dëgjohet muzika që transmetohet përmes valëve. Ajo nuk është shumë e lartë dhe shurdhurese, ndërkohë që ju mund të zgjidhni dhe të bisedoni me të tjerë dërkohë që në sfond dëgjoni muzikë.
E veçantë në këtë model është se ju nuk e dëgjoni dot muzikën në rast se nuk e keni mbështetur kokën tek ndenjësja. Udhëtarët mund të lidhin gjithashtu me Blutetooth pajisjet e tyre me kufjen e ndenjëses.
Në të nuk transmetohen gjithashtu njoftimet përgjatë udhëtimit sepse kjo do të bënte që muzika të transmetohej njëkohësisht nga të gjitha kufjet e aktivizura, në të gjithë kabinën duke shkaktuar kaos e zhurmë.
Çdo njoftim i ekuipazhit do të shoqërohet me ndërprerje të muzikës deri në përfundim të fluturimit.