EKIPI I DYTË PAS SKËNDERBEUT NË VORBULLEN E MANIPULIMIT. Mediat gjermane kanë dalë ditën e premte në shtypin e tyre sportiv me akuza të drejtpërdrejta për ekipin Shqiptar të Laçit, që luan në kategorinë superiore, se ka trukuar takimin miqësore ndaj Shtutgart.

Kjo ndeshje miqësore është në dyshim për manipulim. E përditshmja gjermane Bild ka shkruar diten e premte për testin e zhvilluar pak ditë më parë në Portugali ndërmjet skuadrës së njohur të Bundesligës gjermane dhe skuadrës së Kategorisë Superiore Laçit që përfundoi me fitoren 5-0 të Shtutgarit.   Kështu Laçi bëhet skuadra e dytë shqiptare pas Skënderbeut që futet në vorbullën e manipulimit të miqësoreve të zhvilluar gjatë fazës përgatitore. Ditë më parë u fol për manipulim apo trukim edhe për ndeshjen Skënderbeu-Den Hag e luajtur në Spanjë. Mediat gjermane ngrenë dyshimin se kjo miqësore mund të ketë qënë nën ndikimin e mafies së basteve. Ato komentojnë fazën përgatitore të Shtutgartit dhe e cilësojnë atë shumë të mirë me vetëm një njollë të zezë ,dyshimin për trukim të miqësores me Lacin. Janë vëzhguar kompanitë e basteve dhe fitorja e pastër dhe me goleadë e Shtutgartit kuotohej shumë.   Në këtë mënyrë dyshohet se Shtutgart –Laci është manipuluar.Por Bild kërkon të sqarojë diçka të rëndësishme që lojtarët gjermanë nuk kanë të bëjnë fare me trukimin por vetëm ata shqiptarë.   Mediat analizojnë se skuadra e Laçit luajti mirë në mbrojtje por më pas në 30 minutat e fundit papritmas lojtarët braktisën detyrat mbrojtëse dhe kundërshtarët shënonin lehtësisht.

Artikulli paraprakBASKETBOLL, VLLAZNIA KËRKON SUPERKUPEN
Artikulli tjetërSENATORËT: VLLAZNIA E NIS ME FITORE