Ata janë regjistruar në një qëndër azili, por thuhet se janë zhdukur pas kryerjes së procedurave.

Më shumë se 130.000 emigrantë të cilët kanë mbërritur në Gjermani gjatë vitit të shkuar dhe muajve të parë të këtij viti janë shpallur të humbur pasi autoritetet nuk janë në dijeni të vend-ndodhjes së tyre. Mësohet se azil-kërkuesit pasi janë regjistruar në qëndrat e posacme nuk janë paraqitur më në kamp, duke lënë shumë paqartësi. Hipotezat e ngritura nga qeveria janë ato të qëndrimit ilegal në vend, punësimit në të zezë, ose të lëvizjes në një shtet tjetër. Por kanë qënë qytetarët dhe partitë opozitare që kanë shprehur shqetësimet të tjera. Sipas tyre, “zhdukja” e azil-kërkuesve mund të shtojë krimin e organizuar, trafiqet e ndryshme si dhe terrorizmin. Ata kanë lëshuar edhe akuza në drejtim të qeverisë, duke e cilësuar atë si të paaftë, për të menaxhuar krizën e emigrantëve. Shifrat u publikuan në një kohë kur autoritetet gjermane janë në kërkim të 12 personave që kanë hyrë në vend nëpërmjet pasaportave të falsifikuara, të ngjashme me ato që u përdorën nga terroristët që goditën Parisin në mbrëmjen e 13 nëntorit. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBERISHA TAKOHET ME DONALD LU-në DHE SHEFIN E OPDAT
Artikulli tjetërSAMSUNG-U I FUNDIT QË DOLI NË SHITJE KA 256 GB MEMORIE