Sipas parashikimeve të reja të Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë të cilat do t’i paraqesë të mërkurën ministri i Brendshëm federal Thomas de Maiziere, në Gjermani do të ketë një rritje dramatike të numrit të refugjatëve, njofton gazeta “Handelsblatt” duke cituar burime qeveritare. Sipas prognozave në Gjermani pritet të vijnë të paktën 650,000 ndoshta edhe 750.000 azilkërkues.

Deri tani qeveria federale kishte përllogaritur me rreth 450.000 refugjatë. Më shumë se 60 milionë vetë janë larguar në mbarë botën si rezultat i konfliktit dhe përndjekjes nga vendlindja e tyre. “Ne nuk mund t’i pengojmë njerëzit që ikin për të shpëtuar jetën e tyre. Ata do të vijnë dhe ndoshta numri i tyre do të shtohet edhe më shumë”,tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët.

TËRRORIZMI, ITALIA I BASHKOHET LUFTËS KUNDËR ISIS.

Qeveria italiane i bashkohet apelit të qeverisë franceze, gjermane, spanjolle, britanike e amerikane kundër sulmeve barbare të terroristëve të ISIS në qytetin libian Sirte. Gjashtë shtete Itali, Gjermani, SHBA, Francë, Spanjë e Britani e Madhe kanë nënshkruar një apel të përbashkët zyrtar ndaj akteve të fundit të luftëtarëve të shtetit Islamik ISIS në Libi. Apeli i 6 shteteve të mëdha thekson se nuk ekziston një zgjidhje ushtarake në konfliktin politik në Libi, por mbetet preokupuese situata ekonomike e humanitare që përkeqësohet ditë pas dite.

PËRPLASJA E AVIONITT INDONEZIAN, ASNJË I MBIJETUAR.
Asnjë i mbijetuar nga përplasja e avionit indonezian me 54 persona në bord. Pas kërkimeve të vazhdueshme nëpër pyjet malore të përfshira nga mjegulla, skuadrat indoneziane të shpëtimit  mundën të arrinin në vendin ku ishte përplasur avioni i pasagjerëve Trigana. Kur e gjetën, ata e përshkruajnë si një skenë horror vendngjarjen e mbushur me trupa njerëzish në mes të pemëve. Helikopterët po shkojnë drejt provincës Papua, për të filluar procesin e evakuimit. Avioni humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror pak pasi ishte nisur. Përpjepjekt për të kërkimin u anulluan disa herë për shkak të motit tej mase të keq.

Artikulli paraprakSUPERKUPA E SPANJËS, BARCELONA NUK PËRMBYS DOT
Artikulli tjetërAP, PUBLIKON PAMJET EKSLUZIVE TË LUFTËS NË KOSOVË