Një strehim i planifikuar për akomodimin e refugjatëve në Nauen të Gjermanisë është djegur mëngjesin e ditës së martë. Sipas informacioneve të mëdiave gjermane, rreth 130 azilkërkues do të strehoeshin përkohësisht në palestrën e një gjimnazi javën tjetër. Policia njofton se zjarri u përhap në të gjithë ndërtesë, por tani është vënë nën kontroll.

Departamenti i zjarrit bën me dije se nga ngjarja s’ka mbetur asnjë i lënduar. Zëdhënësja e Departamentit të Policisë në Brandenburg tha se policia mendon se zjarri është vënë qëllimisht. Palestra që do të priste refugjatët javën e ardhshme i përkiste një shkolle profesionale, rreth së cilës ka biznese të shumta.
ARRIHET MARRËVESHJA MES DY KOREVE PËR ULJEN E TENSIONEVE .
Përfundojnë negociatat maratonë mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut për uljen e tensioneve ushtarake mes dy vendeve, njoftoi sot Presidenca në Seul. Negociatat e zhvilluara që prej së premtes përfunduan diten e martë. Këto janë bisedimet ndër-koreane të përfaqësuara në nivelet më të larta që prej një viti, ç’ka reflekton seriozitetin e situatës. Koreja e Veriut ka ripozicionuar njësitë e artelerisë ndërsa vijojnë manovrat simuluese të aviacionit luftarak bombardues koreano jugor dhe atij amerikan. Koreja e Veriut ka rënë dakord për të shprehur keqardhje për shpërthimin e një mine në kufi ku mbetën të vrarë dy ushtarë të Koresë së Jugut, siç kërkohej nga Seuli. Nga ana e saj, Koreja e Jugut ka rënë dakord për të larguar altoparlantët  që transmetonin mesazhe propaganduese në vijën kufitare.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PREZANTON BLERJEN MOHAMAD KDOUH
Artikulli tjetërMIJËRA EMIGRANTË DYNDEN NË PRESHEVË