Fluksi i refugjatëve në vendet perëndimore mund të rrezikojë lëvizjen e lirë. Këtë gjë e ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, i cili tha se lëvizja e lirë në zonën Shengen do të hyjë në rrezik nëse askush nuk respekton ligjin.
“Ne shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë, ne mbështesim lëvizjen e lirë në zonën e Shengenit, por nëse askush nuk e respekton ligjin, Shengen do të hyjë në rrezik”, tha de Maiziere. Ndërkohë ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, tha se ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së do të takohen në Paris në mes të tetorit për të diskutuar krizën me fluksin e emigrantëve të paligjshëm në Evropë. Rrëzohet helikopteri i forcave të koalicionit në Arabinë Saudite, humbin jetën dy pilote Autoritetet arabosaduite kanë njoftuar se dy pilotë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të forcave të koalicionit në rajonin Xhazan, në kufi me Jemenin. Komanda e Forcave të Përbashkëta (forcat e koalicionit) në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA ka theksuar se: “Pilotët Ali bin Muhammed el-Karni dhe Nasır bin Muhammed el-Harsi, kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit të tipit “Apache”, brenda të cilët ndodheshin për të zbatuar detyrën për të mbrojtur atdheun nga kryengritësit, që cenojnë kufijtë e vendit “. Në deklaratë gjithashtu theksohet se është duke u hetuar shkaku I rrëzimit të helikopterit. Forcat e koalicionit, që nga fillimi i operacioneve në Jemen e deri më tani kanë njoftuar për herë të parë rrëzimin e një helikopteri dhe vdekjen e pilotëve, raporton Trt. Ndërsa në lajmin e kanalit televiziv El-Mesira, që është i lidhur me Lëvizjen Shiite Ensarullah (Huthi) është pretenduar se helikopteri “Apache” është rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga Huthitë.