Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane (SPD) kanë rënë dakord të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU, pas disa muaj pasigurie politike, sipas mediave gjermane.
Votimi në Parlament do t’i hapë rrugë ndërtimit të një “koalicioni të madh” që ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2013, duke i dhënë kështu fund pas më shumë se katër muaj pasigurie politike në ekonominë më të madhe të Evropës.
Kancelarja Merkel do të formojë kështu qeverinë e saj të katërt.
Votimi pro nga 460,000 anëtarë të partisë i jep fund bllokimit politik në vend që prej zgjedhjeve të shtatorit.
Social-demokratët pësuan një krisje në udhëheqjen e partisë për këtë çështje, pasi udhëheqja mbështeti koalicionin, ndërsa krahu radikal i të rinjve nuk ishte dakord me këtë.
Radikalët e rinj të Gjermanisë
Por kancelari gjerman përballet me një sërë sfidash, duke përfshirë opozitën e fortë nga Alternativa nacionaliste për Gjermaninë (AfD).
Partia anti-emigracion hyri në parlamentin federal për herë të parë në shtator dhe tani përbën partinë më të madhe të opozitës.