Politika e ndjekur nga kancelaria gjermane ndaj refugjatëve ka shkaktuar jo pak reagime në vend, sidomos pas sulmeve të fundit në Gjermani.
Për ketë arsye, shoqëria civile në Gjermani po planifikon një protestë të madhe nesër në Berlin kundër Kancelares Angela Merkel, dhe qasjes së saj ndaj refugjatëve dhe pranimin e një pjese të madhe të tyre në Gjermani. Mijëra vetë pritet që të mblidhen në shesh në një protestë anti-emigracion, ndërkohë që policia ka marrë masat për të garantuar rendin në një protestë të tillë. Protesta duket se është nxitur nga reagimi i djeshëm i kancelares para mediave, ku ajo deklaroi se “refugjatët po ngatërrohen me vendin që u hapi portat” por gjithsesi qëndrimi i saj në lidhje me politikat e refugjatëve nuk do të ndryshonte. Ndërkohë, organizatorët kanë krijuar edhe një pankartë të madhe me fytyrën e Kancelares, në të cilën shkruhet “Merkel duhet të largohet”, duke kërkuar kështu dorëheqjen e saj nga drejtimi i Qeverisë. Në këtë tubim pritet të marrin pjesë pjesëtarë të krahut të djathtë dhe grupe që janë kundër politikave në mbështetje të refugjatëve.