Gjermania do të pezullojë përkohësisht marrëveshjen e Shengenit për shkak krizës së emigrantëve që ka përfshirë Europën. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizière ka bërë të ditur në një deklaratë në datën 13 shtator se kjo masë do të përqendrohet kryesisht në kontrollet në pikat kufitare me Austrinë, nga ku hyjnë edhe pjesa më e madhe e emigrantëve, të cilët më pas aplikojnë për azil.

“Në këtë moment, Gjermania ka nisur përkohësisht rifillimin e kontrolleve kufitare në kufijtë e brendshëm të Shengenit. Kontrollet fillimisht do të jenë të përqendruar në kufirin  gjermano-austriak.Ky veprim synon të përmbajë fluksin aktual në Gjermani dhe të rifillojë procedurat e rregullta për të hyrë në vend. Gjermania do të vazhdojë të respektojë rregullat e aplikimit evropian dhe kombëtar për mbrojtjen e refugjatëve. Sipas ligjit europian në fuqi, Gjermania nuk është përgjegjës për shumicën e atyre që kërkojnë mbrojtje. ”, thuhet në një deklaratë të Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë.“Azilkërkuesit – thuhet në deklaratën e Thomas de Maizière-duhet të pranojnë faktin se nuk mund të zgjedhin një shtet anëtar të BE që t’i japë atyre mbrojtje. E njëjta gjë do të zbatohet kur sistemi europian për shpërndarjen e barabartë të refugjatëve do të hyjë në fuqi. Gjermania po përmbush detyrimet e saj humanitare. Megjithatë, barra që lidhet me numrin e madh të refugjatëve duhet të ndahet në Evropë në frymën e solidaritetit.”

Artikulli paraprakDISIPLINA DËNON ME 8 NDESHJE ZËVENDËSTRAJNERIN ILIR DIBRA
Artikulli tjetërLIGA E KAMPIONEVE, NIS FAZA E GRUPEVE ME GOLA DHE SPEKTAKËL