Koalicioni me bazë të gjerë ka arritur të sheshojë mosmarrëveshjet disajavore mbi të ashtuquajturën „Paketa II e Azilit“ në një takim të kryer të enjten (29.01)në zyrën e kancelares Merkel e kryetares së Partisë Kristiandemokrate, CDU, me pjesëmarrjen e kryetarit të Partisë Socialdemokrate, SPD, Sigmar Gabriel dhe kreut të Partisë Kristiansociale, CSU, Horst Seehofer.

Pjesë e ujdisë është pezullimi për dy vjet i bashkimit familjar për refugjatët që gëzojnë mbrojtje të kufizuar. CSU-ja kishte kërkuar me këmbëngulje që ky pezullim të futej në ujdi, por socialdemokratët e kishin refuzuar kërkesën e mosbashkimit familjar për dy vjet, për ata që nuk gëzojnë mbrojtjen e plotë. Kjo do të vlejë edhe për sirianët në të ardhmen. Ujdinë e arritur e bëri publike kreu socialdemokrat pas takimit në Berlin. „‘Paketa II e Azilit“ është tani gati dhe mund të shkojë menjëherë në kabinet“ është shprehur Gabriel i kënaqur. Nga ana tjetër është rënë dakord qe „tek kontigjentet që aktualisht janë në negociim me Turqinë, Libanin, Jordaninë do të ketë prioritet bashkimi familjar“, tha Gabriel, „kjo edhe për ata refugjatë që gëzojnë mbrojtje të kufizuar“.

Artikulli paraprakADA, ILIR DIBRA NGA TRAJNER KALON NË DREJTOR TEKNIK
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, TEUTA-VLLAZNIA 60-78, MIQËSORE