Gjermani, rritja më e lartë ekonomike e 5 viteve të fundit
Prodhimi i përgjithshëm bruto i Gjermanisë është rritur me 1.9 për qind në vitin 2016, kundrejt 1.7% të një viti më parë. Ky është ritmi më lartë i rritjes në pesë vitet e fundit dhe i ka kaluar parashikimet e ekonomistëve, të cilët prisnin rritje 1.8 për qind. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Federal i Statistikave. Në vitin që sapo u mbyll, suficiti tregtar gjerman, sipas IFO (Information und Forschung) ka arritur shifrën rekord 310 miliardë euro, baras me 8.9% të prodhimit të përgjithshëm bruto.