Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë DW raporton se bëhet fjalë për mbrojtësin e Dynamo Dresden, Marc Wachs, i cili ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë në një dyqan në Ëiesbaden, nga i cili mbeti e vdekur halla e tij dhe u plagos burri i hallës së tij.

Policia gjermane the se motivi i këtij sulmi është ende i panjohur, ndërsa nuk dihet as identiteti i autorit. Futbollisti 21-vjeçar Marc Wachs është derguar me urgjence ne spital dhe i eshte nenshtruar një operacioni, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Ne jemi të tronditur, të habitur dhe të prekur thellë. E gjithë familja e Dynamos qëndron krahe Markut dhe familjes së tij “, ka thënë drejtori sportiv i Dresden, Ralf Minge, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

Artikulli paraprakNGA AMNISTIA DO PËRFITOJNË EDHE TË DËNUARIT PËR KANABIS DHE VJEDHJE ENERGJIE
Artikulli tjetërSIBERI, VDESIN 60 PERSONA NGA HELIMIMI MASIV ME ALKOOL