Reagimi më domethënës pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara ka ardhur nga Gjermania.

Nuk është as Kancelarja Merkel dhe as Presidenti Joachim Gauck, por zv.kancelari Sigmar Gabriel, ai që duket se i ka dhënë një “shuplakë” kreut më të ri të Shtëpisë së Bardhë. Këtë të mërkurë, Gabriel e ka cilësuar fitoren presidenciale të Donald Trumpit si një “paralajmërim” për Gjermaninë dhe për vet Europën, duke nxitur politikbërësit të dëgjojnë më nga afër shqetësimet e popullit. “Trumpi është pionieri i një lëvizjeje të re ndërkombëtare autoritariane dhe shoviniste. Ai përbën gjithashtu një paralajmërim për të gjithë ne”, është shprehur Gabriel për grupin mediatik gjerman “Funke Mediengruppe”, në një intervistë. “Vendi ynë, por edhe Europa, duhet të ndryshojnë nëse duam vërtet të përballemi me këtë lëvizje ndërkombëtare autoritariane”, shton më tej Gabriel.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NE SHBA – RAMA URON TRUMP PËR FITOREN: MIKJA E SHQIPËRISË E KOSOVËS NUK IA DOLI
Artikulli tjetërBASHA: ZGJEDHJET NË AMERIKË, NJË MESAZH I ÇMUAR PËR POPULLIN SHQIPTAR