Gjermania po angazhohet fort në mbështetje të integrimit Europian të Shqipërisë dhe të Reformave për Zhvillimin e vendit. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me anë të një reagimi zyrtar në rrjetet sociale.
Ministri i Brendshëm, ditën e sotme është takuar me homologun e tij në Gjermani, Horst Seehofer ku sipas tij takimi ishte i shkëlqyer si dhe vlerëson angazhimin e Gjermanisë për integrimin e vendit tonë në BE.
“Në Berlin përfundova një takim të shkëlqyer me Ministrin e Brendshëm Federal të Gjermanisë, Horst Seehofer. Angazhim i fortë i Gjermanisë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë dhe të reformave për zhvillimin e vendit”, thekson ministri Lleshaj.