Policia Federale e Gjermanisë i ka dhuruar Policisë Shqiptare 7 automjete të policisë.

Në fjalën e tij drejtori Ardi Veliu tha se vlera e këtyre mjeteve është 327 mijë euro, ndërsa theksoi se Rinovimi i herëpashershëm i flotës së Policisë përmirëson akoma më tej performancën e strukturave policore.

Ardi Veliu: Presidiumi i Policisë Federale, i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, 7 automjete të markës Mercedes Benz Sprinter që kapin shifrën 327.000 euro dhe sot jemi këtu në këtë ceremoni të thjeshtë, por kuptimplotë, për të marrë në dorëzim nëpërmjet Ambasadorit, Shkëlqesisë së Tij zotit Zingraf, këto automjete të kalueshmërisë së lartë, të loguara dhe të pajisura me sinjalistikë policie, të cilat do të jenë në përdorim nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.

Kjo parti mjetesh i shtohet mjeteve dhe donacioneve të tjera të dhuruara nga strukturat e Ministrisë së Brendshme Federale gjermane ndër vite. Rinovimi i herëpashershëm i flotës së Policisë, me automjete të reja dhe cilësore, përmirëson akoma më tej performancën e strukturave policore dhe njëkohësisht kushtet e punës dhe shërbimit të punonjësve të Policisë e në këtë rast atyre të FNSH-së, të cilët gjej rastin t’i uroj dhe përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre në detyrat e ngarkuara.

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf në fjalën e tij tha se tashmë me këto mjete mund të arrihet më shpejt në vendin e ngjarjes.

Peter Zingraf: Bëhet fjalë për 7 mjete për transport ekuipazhi, që sipas modelit gjerman do të duhet të shërbejnë për transportimin e shpejt dhe të sigurt të trupave të njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në vendin e misionit. Me këto mjete tani jeni në gjendje të reagoni në mënyrë moderne ndaj situatave të misioneve të ndryshme.

Duam të bëjmë edhe një hap tjetër përpara,do të dërgojmë trajnues nga policia gjermane. Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë dhe t’ju mbështesim më tej. Ne jemi prezent në Shqipëri duke qëndruar partner edhe në çështjet e sigurisë.

Artikulli paraprakMETA DOLLI ME PRESIDENTIN BULLGAR: NA KENI STREHUAR GJATË RILINDJES KOMBËTARE! E ARDHMJA DUKET PLOT SHKËLQIM
Artikulli tjetërMETA ‘NXIN’ SHQIPËRINË NË KE, RAMA: REAKSION PREJ KANCERIT TË KORRUPSIONIT! EDHE NËSE NUK MARRIM PO-NË, TERAPIA E DREJTËSISË NUK NDALET