Gjermania mbetet në lojë për kualifikimit në fazën tjetër të Botërorit të Katarit, pas barazimit 1-1 që mori sot në ndeshjen e dytë të grupeve ndaj Spanjës, sfidë e luajtur në Al Bayt Stadium (Al Khor).

Spanjollët i dhanë të parët spanjollët me Dani Olmon, por ky i fundit nuk arriti dot të gjejë rrugën e rrjetës. Të besuarit e Flick “tundën rrjetën” në fundin e pjesës së parë me Rudiger, por pas një rishikimi me VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje. I futur në lojë në pjesën e dytë, Alvaro Morata dërgon në festë “Furinë e Kuqe”, pas një asisti të Albas (62’). Në minutën e 73-të, Musiala pati shansin e artë për të vendosur ekuilibrat, por u tregua jo i saktë para porte. Gjermania rriti ndjeshëm presionin, rastet nuk munguan, fati nuk ishte me ta dhe këmbët duket sikur s’po iu përgjigjeshin më lojtarëve.Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh do vinte barazimi i Fullkrug.

Me këtë rezultat, Panzerat kanë një pikë dhe mbajnë vendin e fundit. Ndeshja tjetër për ta është ndaj Kosta Rikës, me fitoren që është detyrim. Sfida tjetër e grupit E (ndeshja e 3-të e grupeve) do jetë ajo mes Japonisë (3 pikë) dhe Spanjës (4 pikë).

Artikulli paraprakPSE USHQIMET ME SHUMË YNDYRË SHKAKTOJNË DHIMBJE KRONIKE?
Artikulli tjetërLIGJVËNËSIT KRYESORË AMERIKANË PREMTOJNË MBËSHTETJE TË VAZHDUESHME PËR UKRAINËN