Trajtimi mjekësor – Gjermania lejon pacientin të mbjellë kanabis në shtëpi

Instituti Federal për Drogërat dhe Mjetet Mjekësore në Gjermani konfirmoi të dielën se pacienti nga Mannheim, jugperëndimi i Gjermanisë, do të lejohëet të mbjellë maksimumi 130 bimë kanabis në vit në banjën e tij. Kanabisi do të jetë për përdorim vetjak, tha një zëdhënës. Më parë kërkesat për rritjen e kanabisit në shtëpi ishin refuzuar. Ka më shumë se 900 pacientë në Gjermani që lejohen të përdorin drogërat për qëllime mjekësore. Megjithatë, kanabisi do të blihet nga farmacia dhe kostot financiare do të mbulohen nga pacientët. Një gram kushton vetëm 15 euro. Përpara se të merrte lejen, pacienti kishte ngritur padi të shumta, duke argumentuar se ai nuk i përballonte kostot mujore të rreth 1500 eurove. Në pranverë, Gjykata Administrative Federale në Gjermani urdhëroi që klienti duhet të lejohej të mbillte dhe rriste kanabis, për ta përdorur për trajtimin e tij. Pacienti në fjalë vuan nga paraliza e pavullnetshme, çrregullime në të folur dhe çrregullime depressive

Artikulli paraprakARREST NE BURG NE MUNGESE PER OFICIERIN QE MORI 18 MIJE EURO RYSHFET
Artikulli tjetërPAPA NE XHAMI:ZOTI DHE HISTORIA DO TE NA PYESIN Ç’KEMI BERE SOT PER PAQEN