Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” por edhe universiteteve të tjera shtetërore kanë mundësi që të përfitojnë një mbështetje për praktikën e tyre për një kohë prej 6 muajsh nga landi i Hessenit në Gjermani.

Koordinatorja Eda Terezi sqaroi mënyrën se si funksionon ndërkohë që nga kjo mbështetje vitin e kaluar kanë përfituar 3 studentë nga Shkodra. Ata që përzgjidhen marrin një shumë prej 250 euro për 6 muaj gjatë kohës kur ushtrojnë praktikën. Koordinatorja Terezi tregon edhe kriteret të cilat duhet që të plotësojnë studentët për të përfituar nga mbështetja që jep landi i Hessenit në Gjermani për universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe universitetet e tjera shtetërore.

Këtë vit nuk ka një numër të përcaktuar se sa studentë mund të përzgjidhen për t’u mbështetur financiarisht dhe do të jetë komisioni ai që do të vendosë për ata të cilët e meritojnë. Kjo mbështetje vjen jo vetëm për të evidentuar të rinjtë e talentuar dhe me një të ardhme por edhe për t’i nxjerrë nga vështirësitë që mund të kenë.

Artikulli paraprakSI TË MBROHENI NGA HIPERTENSIONI, FLASIN SPECIALISTËT
Artikulli tjetërINAUGUROHET XHAMIA E KRYEBUSHATIT