Gjermania ka numrin më të madh të qytetarëve që do të mund të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ku është edhe numri më i madh i atyre që mund të zgjedhin për herë të parë eurodeputetë. Sipas të dhënave të shërbimeve kombëtare statistikore të 27 vendeve anëtare të Bashkimin Evropian, të publikuara sot nga Eurostat, Gjermania ka 65.1 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Pas saj janë Franca me 50.7 milionë dhe Italia me 47.3 milionë. Malta (0.4 milionë), Luksemburgu (0.5 milionë) dhe Qipro (0.7 milionë) kanë më pak votues.

Parlamenti Evropian zgjidhet për pesë vjet dhe që nga zgjedhjet e fundit në 2019, 5.1 milionë qytetarë gjermanë kanë fituar të drejtën e votës, më së shumti në BE.

Artikulli paraprakALBIN KURTI: NUK BESOJ QË EKZISTOJNË DALLIME TË PATEJKALUESHME ME OSMANIN DHE TË TJERËT
Artikulli tjetërMACRON DO TË PRESË ZELENSKY NË ELYSEE TË PREMTEN