Një bombë e pashpërthyer e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore ka vënë në alarm të gjithë policinë gjermane të cilët kanë vendosur të bëjnë evakuimin më të madh të bërë ndonjëherë në ditën e Krishtlindjeve.

Mësohet se ngjarja po ndodh në Augsburg kur rreth 54 mijë njerëz që jëtojnë në këtë qytet do të evakuohen duke shënuar kështu edhe evakuimin më të madh në Gjermani pas përfundimit të luftës. Pasi u gjet një bombë britanike me peshë 1.8 ton, autoritetet kanë urdhëruar qytetarët që sot në orën 10 të mëngjesit, të largohen nga shtëpitë e tyre Ata do të duhet të presin 5 orë, derisa të caktivizohet bomba, por mund të ndodh që të mos kthehen në shtëpitë e tyre deri nesër. Sipas medieve gjermane, evakuimi i shty për sot në mëngjes sepse gjatë Krishtlindjeve ka më pak trafik dhe më pak njerëz në punë. Një evakuim i ngjashëm u bë edhe në Koblenz në vitin 2011, ku u gjetën bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore

Artikulli paraprak“MINBER”, LIBRI MË I RI I MYFTIUT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërARRESTOHET “KUMBARI I BARIT” TETË VITE NË ARRATI