Policia është në kërkim të autorit të sulmit në tregun e Berlinit ku mbetën të vrarë 12 persona.

Mbrëmjen e së martës, 20 dhjetor policia liroi të arrestuarin duke deklaruar se nuk kishte evidencë për lidhjet e tij me atentatin. Ata thonë se më shumë se një person është në kërkim, mundësisht i arrestuar, ndërsa janë forcuar masat e sigurisë për kryeqytetin gjerman. I ashtuquajturi Shteti Islamik tha se njëri prej ushtarëve të tij kishte kryer krimin por nuk dha më shumë detaje. Shtetasi me kombësi pakistaneze, me emrin Naved B i cili u ndalua si i dyshuar por më pas u lirua. Ai ka hedhur poshtë lidhjet me atentatin. Policia tha se nuk kishte prova për ta lidhur këtë shtetas me kamionin dhe kishte shprehur dyshime në lidhje me arrestimin e tij menjëherë pas arrestimit të tij

Artikulli paraprakSHBA DHE KANADA NDALOJNË SHPIMET E NAFTËS NË ARKTIK
Artikulli tjetërFUNDVITI , RENDI DHE SIGURIA PUBLIKE NË SHKODËR