Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski pas takimit me ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock mori mbështetjen e Gjermanisë për procesin e integrimit dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Në takimin që u zhvillua në Berlin, kryediplomatja gjermane bëri thirrje për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të njohur zyrtarisht minoritetin bullgar si pakicë themeluese dhe për të hapur kështu rrugën për negociatat e anëtarësimit të Shkupit në Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut falenderoi Gjermaninë për mbështetjen e madhe në Procesin e Zgjerimit dhe në ndihmën për të eliminuar problemet me Bullgarinë. Ai tha gjithashtu se qeveria e tij është e gatshme për kompromis, por pret përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari, që zhvillohen në fund të tetorit.

Artikulli paraprakBOTOHET NË FLETOREN ZYRTARE VENDIMI, NGA 1 JANARI RRITJE E TRAJTIMIT FINANCIAR PËR 6 MIJË EFEKTIVË TË FA
Artikulli tjetërDY EMIGRANT MINOREN, KTHEHEN NE ITALI