Gjermania vendosi të rihapë sot një sinagogë historike, pas rreth 30 vite punimesh rinovimi që kushtuan rreth 12,6 milionë euro (15 milionë dollarë).

Komisionerja gjermane për Kulturën Monika Gruetters, së bashku me anëtarët e komunitetit hebre të rajonit dhe udhëheqësit politikë lokalë, do të jetë e pranishme për rihapjen e ndërtesës Art Nouveau në qytetin historik të Goerlitz.

Kryetari i Bashkisë së Goerlitz, Octavian Ursu e ka përshkruar atë si një nga sinagogat më të bukura të Gjermanisë pasi u mbijetoi për mrekulli tmerreve dhe dhunës së epokës naziste.

Rihapja e sinagogës u shty disa herë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ylli i Davidit do të zbukurojë kupolën e ndërtesës deri në fund të vitit.

Artikulli paraprak“PALLATI NË BINARË”, TRENI 350 MILIONË USD QË KA GJITHÇKA, NGA TAVANI I XHAMIT TE VAGONËT QË ZGJEROHEN NË MËNYRË TË AUTOMATIZUAR
Artikulli tjetërJAPONI, PAS PARALAJMËRIMEVE PËR SHIRA INTENSIVË DO TË EVAKUOHEN 245 MIJË NJERËZ