Në përgjigje të kërkesave në rritje të azilkërkueve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministria e Brendshme gjermane ka publikuar një video sensibilizueze. Në filmimin e shkurtër, autoritetet gjermane informojë të gjithë emigrantët për shanset e pakëta që kanë për të përfituar azil dhe që për më tepër rrezikojnë edhe të penalizohen nëse nuk respektojnë rregullat e kthimit.

Video edukuese është një tjetër masë e ndërmarrë nga qeveria federale gjermane në bashkëpunim me vendet e origjinës për të adresuar fluksin e azilkërkuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi , Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Qëllimi i videos që zgjat katër minuta është ulja e numrit të emigrantëve, por edhe ndërgjegjesimi i tyre se udhëtimi drejt Gjermanisë, përpos kostove fianciare ka vetëm një fund, atë të kthimit në atdhe. Autoritetet gjermane iu bejnë thirrje të gjithë azilkërkuesve të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Të mos bien viktimë e trafikantëve dhe të mos besojnë në një parajsë që nuk ekziston, por të kontribuojnë për ekonominë e vendit të tyre. Zyrtarë gjermane kanë bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se asnjë qytetar, vendi i origjinës së të cilit është i sigurtë, nuk përfiton azil. Në këto vende radhitet edhe Shqipëria, pasi të gjitha vendet kandidate për në Bashkimin Europian, automatikisht klasifikohen të tilla. Megjithatë vetëm në 2015 Shqipëria, Kosova dhe Serbia, rezultuan vendet me numrin më të madh të aplikuesve për azil në Gjermani.

Artikulli paraprakRRAFSHOHET TAIVANI NGA TAJFUNI “SOUDELOUR”
Artikulli tjetërSHOQËROHET NGA POLICIA DHE MË PAS DHUNOHET 30 VJEÇARI