Një ndër firmat më prestigjoze automobilistike në botë, Mercedez Benz, ka zgjedhur Shqipërinë si një ndër destinacionet ideale për të promovuar modelet e saj të reja.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Instagram, gjiganti gjerman e cilëson vendin tonë si një ndër parajsat e Europës. “Rrugë të paprekura dhe pamje që të lënë pa frymë: Shqipëria është një ndër parajsat e fundit të mbetura të Europës me terrene të vështira – prandaj vendosëm të udhëtonim drejt saj me Mercedez Benz përmes luginës së Shushicës në jug të vendit”, shkruhet krahë fotos mahnitëse të realizuar në Shushicë.