Gjermania zbulon sa gjyqtarë e prokurorë preken nga “Vettingu”

Duke sjellë rastin e Rumanisë ku ka funksionuar një prokurori speciale për çështjet e antikorrupsionit, deputeti i Bundestagut gjerman Gunther Krichbaum bëri të ditur edhe numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të preken nga reforma në drejtësi. Ai thekson se duhet të ketë dënime të formës së prerë për zyrtarë të lartë të korruptuar. Krichbaum: Në lidhje me gjyqtarët e gjykatave të nivele të larta dhe të apelit besoj se do të jenë 100 nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të preken nga procesi i verifikimit. Mendojmë se ky proces mund të kryhet brenda një periudhe jo të gjatë kohore. Në luftën ndaj korrupsionit nëpërmjet strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila duhet të jetë e pavarur nga kontrolli dhe ndikimi i politikës duhet të jenë shënuar arritje të konsiderueshme. Është e nevojshme që në rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë, të jenë ngritur padi penale dhe përgjegjësit të jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë. Më lejoni të them se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri është ende në nivele të pamjaftueshme. Që prej progres-raportit të fundit, nuk shënohen hapa përpara. Kjo nuk është vetëm përfundimi ynë por edhe i KE-së. Kjo ka të bëjë kryesisht me ngritjen e padive penale dhe dënimet e formës së prerë në rastin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Korrupsioni mbetet në Shqipëri një dukuri e përhapur gjerësisht në shumë sektorë, përfshirë drejtësinë dhe policinë, duke përbërë një problem, me të cilët qytetarët ndeshen çdo ditë. Janë njerëzit e varfër ata që vuajnë më shumë. Pasi korrupsioni prek më të varfrit e të varfërve. Lufta ndaj korrupsionit mbetet teksti më i fuqishëm për të provuar shtetin e së drejtës. Duhet të shënohen arritje të konsiderueshme ndaj luftës kundër krimit të organizuar. Duhen rritur ndjeshëm vendimet e formës së prerë. Përpjekjet për luftën e qëndrueshme ndaj trafikut të drogës duhet të forcohen dukshëm.

Artikulli paraprakRREH GRUAN DHE KUNATEN.TE DHUNUARAT,FRIKE NGA VARFERIA,DO TERHEQIM DENONCIMIN
Artikulli tjetërSHISH KERKON PAISJE TE RE QE TE PERGJOJE APLIKACIONET