Policia në Rusi ka bërë një gjest heroik duke vënë në rrezik dhe veten, në mënyrë që t’u shpëtonte jetën dy qytetarëve të tjerë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se një patrullë policie në Rusi ka shkaktuar një aksident automobilistik për të shpëtuar këmbësorët nga një goditje që mund të ishte fatale.
Ka qenë lëvizja e zgjuar e policit që u ka shpëtuar jetën, dy qytetarëve në një kryqëzim.
Siç shihet në një video të publikuar nga mediat e huaja, dy persona po kalonin rrugën, dhe policia sapo i ka shikuar ka ngadalësuar shpejtësinë duke i lejuar që këmbësorët që të kalonin.
Mirëpo pas makinës së patrullës, shoferi pikasi nga pasqyra se po vinte një makinë me shpejtësi, e cila mund të përplaste kalimtarët.
Pa u menduar, shoferi kthen timonin nga e majta dhe godet makinën që po vinte me shpejtësi dhe që drejtohej nga një person që ishte nën efektin e drogës, duke e ndaluar disa metra para këmbësorëve, duke u shpëtuar jetën.
E gjithë skena është kapur nga kamerat e trafikut.