Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Afrim Qendro inspektuan investimet që po kryhen në segmentin rrugor Melgushë-Mjedë.

Në të gjithë gjatësinë prej 7 kilometrash të kësaj rruge po ndërhyhet për vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Gjatë ndërhyrjes në Melgushë-Mjedë parashikohet që të kryhet riparimi i shtresave asfaltike në pjesët e dëmtuara; vendosja e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore në gjatësinë e rrugës,

vizimi i ri termoplastik, instalimi i barrierave mbrojtëse, instalimi i delineatorëve, rifreskimi i sinjalistikës horizontale e vertikale ashtu sikurse riparimi i kanaleve të drenazhit.

 

Artikulli paraprakNË PLANETIN MARS DO TË NGRIHEN KOLONITË!
Artikulli tjetërRAMA: JO MË CELULARË NË INSTITUCIONET E SHTETIT