Shkodra mirëpriti në sportin e gjimnastikës garën kombëtare të më të mirëve. Kryegjyqtari i aktivitetit Gëzim Monopati thotë se në këtë aktivitet morën pjesë gjimnastët më të mirë të kampionatit kombëtar dhe kupës së republikës për të përmirësuar rezultatet e tyre…..

Monopati thotë se gjimnastika shqiptare vitet e fundit ka pësuar një rënie dhe nuk ka rezultatet e pritshme në arenën ndërkombëtare ndaj po punohet për të rritur cilësinë dhe për t’u përfaqësuar denjësisht…..

Edhe kushtet për gjimnastët shqiptar nuk janë më të mirat por interesi i të rinjve për këtë sport është shtuar shprehet Monopati ndaj në të ardhmen do shihet mundësia për të përmirësuar edhe kushtet stërvitore…

Shkodra ka ekipin e Vllaznisë në sportin e gjimnastikës dhe në garat kombëtare gjimnastët shkodran kanë arritur rezultate të larta.

Artikulli paraprakBASKET FEMRA, VLLAZNIA-TIRANA 42-63
Artikulli tjetërTEMPERATURAT E ULËTA DO TË VIJOJNË, E MARTA RIKTHEN RESHJET E SHIUT, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË JAVË