Maturantët e vitit 1981 të gjimnazit 28 nëntori në Shkodër janë takuar sot pas 40 vitesh në ambjentët e ish shkollës së tyre.

Një takim emocionues që u bë akoma më nostalgjik me uljen në bankat e shkollës pas 40 vitesh duke improvizuar një orë imagjinare mësimi.

Por si është të takohësh pas 4 dekadash ku ka prej tyre që nuk arrin të njohin njëri-tjetrin pasi prej vitesh një pjesë e tyre jetojnë jashtë Shqipërie.

Ajo që i dha akoma më shumë peshë emocioneve të këtij takimi ishte dhe pjesmarrja e disa prej mësuesve të tyre për të cilët kjo ishte një ditë krejtësisht e veçantë.

Në fund një foto që duket se nuk fikson thjeshtë disa persona por përjetëson një miqësi të vërtetë që mund dhe kohën.

Artikulli paraprakSHKODËR, VAKSINA DHE TESTI TANI TEK MJEKU FAMILJES
Artikulli tjetërSHQIPËRIA STREHOI 37 GRATË AFGANE QË SHPËTOI FONDACIONI I THEMELUAR PREJ SAJ, HILLARY CLINTON TELEFONON RAMËN: FALEMINDERIT PËR GATISHMËRINË DHE KUJDESIN E TREGUAR