Nën moton “Ne nuk Dhunojmë, por Dhurojmë”, gjimnazi Dodë Kaçaj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe ka përmbyllur nismën sensibilizuese të zhvilluar gjatë këtij muaji nga vetë nxënësit.

Për drejtorin e institucionit, kjo është një iniciativë simbolike në shërbim të komunitetit gjatë festave të fundvitit. Gjithçka nisi me disa piktura domethënëse gjatë ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Kontributi i nxënësve të kësaj shkolle është konkretizuar me dhurata për disa familje të zonës.

Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT, KONCERT NË “PRENKË JAKOVA”
Artikulli tjetërI RIU KAPET ME MAKINËN PLOT ME DROGË, PO NISEJ PËR ITALI