Ish-gjyqtari Gjin Gjoni është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit në Lezhë.Ai fitoi garen me diference votash, përballë dy rivaleve të tjere Paulin Marku dhe Albert Rrusti.Në zgjedhjet e zhvilluara të shtunen, për Gjoni mori 604 vota, Albert Rrusti 113 vota dhe Paulin Marku 131 vota.Pas zgjedhjet si kryetar i Rithemelimit të Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni tha se menjëherë do të nisë puna për riorganizimin e këtij grupimi politik për tu bërë gati për zgjedhjet e vitit 2025.

Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj tha se nga kjo garë demokratet do të dalin më të bashkuar, për të qenë gati për betejen e radhes elektorale.

Në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Lezhë moren pjesë në votime mbi 1 mijë anetare të këtij grupimi politik.

Artikulli paraprakARRESTIMI I 45-VJEÇARIT NË RRËSHEN, REAGON BALLA
Artikulli tjetërTINGUJ PRANVERE NË LEZHË