Është zhvilluar seanca e parë e dhurimit vullnetar të gjakut për këtë vit. Vera Gjinaj, koordinatore e Kryqit të Kuq, dega Shkodër tregon se nevojat për gjak janë të mëdha në Shkodër ndërsa mundësitë për ta siguruar në disa raste janë edhe të pakta.
Në këtë seancë të parë për vitin 2023, Gjinaj tregon se aktualisht numri i dhuruesve është më I vogël gjatë në këtë periudhë të vitit.
Gjinaj tregon se në seancën e parë të dhurimit të gjakut për këtë vit kanë marrë pjesë jo vetëm studentët, por edhe qytetarë të ndryshëm.
Seancat e dhurimit vullnetar të gjakut zhvillohen çdo muaj ndërsa dhuruesit më të rregullt mbeten të rinjtë.