Gjinekologia nga Gostivari, Hatije Ismaili, është dekoruar nga presidenti slloven, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në të gjithë Slloveninë”.
Hatije Ismaili lindi në Gostivar, ku mbaroi shkollën fillore dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas u transferua në shkollën e mesme të Mjekësisë në Mitrovicë, ku përfundoi vitin e tretë, ndërsa të katërtin në shkollën e mesme të Mjekësisë në Prishtinë. Ajo pastaj vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë, Kroaci. Specializimin në gjinekologji e përfundoi në Lubjanë, Slloveni. Aktualisht Hatije Ismaili punon dhe vepron në Novo Mesto, Slloveni.

Ajo është një doktoreshë e licencuar e mjekësisë, e specializuar në gjinekologji, me një përvojë të shkëlqyer dhe profesionale në fushën e urogjenekologjisë. Në mediat sllovene ajo shpesh shihet si një model për integrimin e emigrantëve në shoqërinë sllovene që ka thyer stereotipet për gratë emigrante.

16 vjet më pare ajo u punësua si gjinekologe në spitalin e përgjithshëm të Novo Mestos, ku ende punon dhe krijoi familje. Sot, në Slloveni ajo ndihet si në shtëpinë e saj.

Artikulli paraprakNJË MESAZH PËR BORËN APO BEATRIKS? ROMEO REAGON PËR HERË TË PARË PËR DONALDIN
Artikulli tjetërHARRONI PËR PAK MINUTA DONALDIN DHE BORËN, PSE TË GJITHË MBETËN GOJË HAPUR NGA RIKTHIMI I MARINËS NË EKRAN…JA SI DUKET 1 JAVË PAS LINDJES