KREU I PSD-së I DEL NË MBROTJE DEPUTETIT TË SHKODRËS, POR NUK POHON AFRIMIN E TIJ TEK PSD. “Për akuzën e kallëzimit të rremë nuk ka kuptim të arrestohen politikanët, pasi në këtë mënyrë i bie që të gjithë politikanët duhet të ishin në burg”.

Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi gjatë një takimi me bazën e kësaj partie në qytetin e Shkodrës. Duke u ndalur në çështjen “Doshi”, Kreu i PSD tha se nuk ka kuptim që deputeti shkodran Tom Doshi të arrestohet për veprën penale të kallëzimit të rremë për të cilën akuzohet. Në këtë mënyrë Gjinushi i del në mbrojtje deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste. Sipas Gjinushit, nëse arrestohet Doshi për veprën penale të deklarimit të rremë atëherë të gjithë politikanët do të duhet të ishin në burg. Në këtë mënyrë sipas Skënder Gjinushit politika po arreston ish-të dënuarit politikë, lidhur me faktin se familja e Doshit ka qenë e persekutuar në kohën e regjimit komunist.  I pyetur nga gazetarët lidhur me zërat që qarkullojnë në qytetin e Shkodrës se Tom Doshi ka blerë për rreth 300 mijë euro PSD-në, Gjinushi e ka mohuar këtë fakt. Për kreun e PSD ky është një lajm i pavërtetë dhe se partia që ai drejton nuk është shitur. Gjate takimit në Shkodër, Gjinushi ka pohuar që është takuar me ish deputetin Dritan Prifti por duke mos pohuar asnjë detaj për përfshirje te mundshme të tyre në këtë forcë politike

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/XW0fFsQVdaM?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTRAGJEDI NË ALPET FANCEZE
Artikulli tjetërPARTIA SOCIALISTE, ZGJEDHJET LOKALE 2015